Ndërlidhjet

Irani bën thirrje për zbutje trysnie nga fuqitë perëndimore


Ministri Zarif në Luzanë

Ministri Zarif në Luzanë

Ministri i jashtëm i Iranit, Mohammad Javad Zarif, ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe fuqitë e tjera botërore nuk duhet t’i bëjnë presion Iranit për të arritur marrëveshjen, e cila e ka për qëllim kufizimin e programit bërthamor të Teheranit.

Zarif pak para takimit me sekretarin amerikan të Shtetit, John Kerry në Luzanë të Zvicrës ka thënë se ka ardhur koha që SHBA-të, Britania, Gjermania, Franca, Rusia dhe Kina të zgjedhin në mes të "presionit dhe marrëveshjes".

Zarif ka thënë se populli iranian ka vendosur të zgjedh “përfshirjen me dinjitet” , si përgjigje ndaj video mesazhit të presidentit amerikan, Barack Obama, ërguar iranianëve, gjatë së cilës presidenti amerikan thotë se populli i Republikës Islamike përballet me mundësinë e mbetjes në izolim apo arritjen e një të ardhmeje më të mirë ekonomike.

Gjashtë fuqitë botërore duan që Teherani ta pranojë marrëveshjen, e cila kufizon programin e saj bërthamor në këmbim të lehtësimit të sanksioneve ekonomike.

Irani thotë se programi i saj bërthamor ka vetëm qëllime paqësore.

Palët duan të arrijnë një marrëveshje fillestare deri më 31 mars dhe atë ta finalizojnë deri më 30 qershor.

XS
SM
MD
LG