Ndërlidhjet

logo-print

OKB: Bota rrezikon të ketë 40% më pak ujë më 2030


Ilustrim [@Shutterstock]

Ilustrim [@Shutterstock]

Bota mund të vuajë nga një rënie prej 40 pë qind në ujë, në 15 vitet e ardhshme, nëse nuk ndryshohet në mënyrë dramatike mënyra e përdorimit të këtij burimi natyror, ka tërhequr vërejtjen një raport i Kombeve të Bashkuara të premten.

Agjencia e lajmeve AP njofton se sipas raportit, shumë rezerva të ujërave nëntokësore janë duke u zvogëluar, ndërkohë që rreshjet pritet të shndërrohen në fenomen të paparashikueshëm për shkak të ndryshimeve klimatike.

Dhe ndërkohë që bota pritet ta shtojë popullsinë e saj në 9 miliardë në vitin 2050, uji nga toka do të jetë më i nevojshëm për të përmbushur kërkesat e industrisë, prodhimit dhe konsumit personal.

Nëse trendi aktual i shfrytëzimit të ujit nuk ndryshon, bota do të ketë 60 për qind më pak ujë në vitin 2030, thuhet në raport.

XS
SM
MD
LG