Ndërlidhjet

Uzbekët rrënojnë një memorial të kohës sovjetike


Shkatërrimi i memorialit në Angren

Shkatërrimi i memorialit në Angren

Autoritetet në Uzbekistan kanë rrënuar një memorial të një ushtari sovjetik në afërsi të kryeqytetit të këtij vendi, një hap ky i cili shihet të jetë në kundërshtim me planet e Rusisë për “festime krenare” të 70 vjetorit të fitores mbi nazistët gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Zyrtarët në Angren i kanë thënë Radios Evropa e Lirë se memoriali i gjatë 10 metra është hequr nga qendra e qytetit, që gjendet 50 km larg Tashkentit, në kuadrin e planit zhvillimor të qytetit.

Memoriali qe inauguruar më 1970 për të shënuar 25 vjetorin e fitores mbi Gjermaninë naziste.

Rusia ka reaguar deri më tash me zemërim kur memorialet e epokës sovjetike në ish vendet anëtare të bllokut lindor janë rrënuar, hequr nga vendi apo vandalizuar.

Putin do të kryesojë paradën ushtarake në Sheshin e Kuq në Moskë, më 9 maj, ditë kjo e cila për Rusinë njihet si Dita e Fitores.

XS
SM
MD
LG