Ndërlidhjet

Mogherini viziton javën e ardhshme Prishtinën dhe Beogradin


Federica Mogherini, foto nga arkivi
Federica Mogherini, foto nga arkivi

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Federica Mogherini, do të vizitojë Prishtinën dhe Beogradin më 26 dhe 27 mars të këtij viti.

Kjo do të jetë vizita e parë e zonjës Mogherini në këto dy shtete, në cilësinë e Përfaqësueses së Lartë.

"Edhe Serbia, edhe Kosova – pas zgjedhjeve të vitit të kaluar, përballen me sfida të rëndësishme, veçanërisht kur bëhet fjalë për reforma ekonomike, sociale dhe politike, që u përgjigjen pritjeve të qytetarëve të tyre, dhe gjithashtu janë edhe në kontekstin e hapave të mëtejmë dreht normalizimit më gjithëpërfshirës të marrëdhënieve”, citohet të ketë thënë zonja Mogherini, në një komunikatë për opinion të shpërndarë nga zyra e saj.

Ajo ka nënvizuar gjithashtu se me Prishtinën dhe Beogradin do të bisedojë hapat e mëtejmë të të dyja vendeve në rrugën evropiane dhe “zbatimin e marrëveshjeve të arritura në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve”.

XS
SM
MD
LG