Ndërlidhjet

Sulme vetëvrasëse në dy xhami në Jemen


Të plagosurit në njërën nga xhamitë e sulmuara
Të plagosurit në njërën nga xhamitë e sulmuara

Sulmuesit vetëvrasës kanë sulmuar dy xhami në kryeqytetin e Jemenit, Sanaa, duke vrarë dhjetëra njerëz. Sulmuesit kanë hedhur veten në erë gjatë lutjeve të së premtes.

Në shënjestër janë vënë xhamitë që përdoren kryesisht nga grupi Shiitë Huthi, i cili kontrollon shumicën e Jemenit verior, përfshirë këtu edhe kryeqytetin Sanaa.

Agjencia e lajmeve Reuters ka cituar zyrtarët shëndetësore dhe ata të sigurisë të kenë thënë se së paku 24 persona janë vrarë.

Agjencia e lajmeve AFP ndërkaq citon ekipet emergjentë të kenë thënë se numri i të vrarëve është 55.

Grupi Huthi ka marrë kontrollin mbi Sanaan në shtator të vitit të kaluar dhe që prej atëherë, kanë arritur të marrin në dorë pushtetin në Jemen.

I gjithë vendi është zhytur në kaos që prej shkarkimit të udhëheqësit shumëvjeçar më 2012, ali Abdullaj Saleh.

XS
SM
MD
LG