Ndërlidhjet

logo-print

Thaçi: Kosova e palëkundur në luftën kundër ekstremizmit


Hashim Thaçi, foto nga arkivi

Hashim Thaçi, foto nga arkivi

Ministri i punëve të jashtme në qeverinë e Kosovës, HashimThaçi, ka thënë sot në Vjenë se “nga gjithsejt 195 lufëtarë nga Kosova të cilët kanë qenë në Siri dhe Irak, numri i tyre ka rënë në 50, kurse janë arrestuar edhe 62 kosovarë që morën pjesë në këto luftëra”.

Zoti Thaçi i bëri këto komente gjatë një konference kundër ekstremizmit, të organizuar nga Ministria e punëve të jashtme e Austrisë.

Në një postim në rrjetin social Facebook, zoti Thaçi ka në fjalimin e tij është zotuar se “Kosova do të vazhdojë të punojë me përkushtimin të palëkundur, 100%, për të luftuar këtë të keqe globale”.

“Ne jemi një shtet laik dhe pavarësia jonë nuk mbështetet mbi përkatësinë etnike apo fetare, por në promovimin e një Kushtetute multi-etnike dhe multi-konfesionale”, ka thënë mes tjerash zoti Thaçi.

XS
SM
MD
LG