Ndërlidhjet

Gjermania dënon marrëveshjen Rusi - Oseti e Jugut


Ilustrim
Ilustrim

Qeveria gjermane ka dënuar nënshkrimin e një marrëveshjeje ndërmjet Rusisë dhe Osetisë së Jugut, rajonit në shkëputje të Gjeorgjisë.

Zëdhënësja e qeverisë gjermane, Christiane Wirtz, th më 20 mars se nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje rrezikon sovranitetin e Gjeorgjisë, integritetin territorial dhe arsyeton shqetësimet e Tbilisit mbi synimet për aneksim nga ana e Rusisë.

Presidenti rus, Vladimir Putin dhe lideri separatist Leonid Tibilov, kanë nënshkruar marrëveshjen për “aleancë dhe integrim” në Moskë më 18 mars.

Të nesërmen, Tibilov ka thënë se ai nuk do të “tentojë ta jetësojë” idenë e bashkimit me Rusinë, të paktën jo në të ardhmen e afërt.

Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara gjithashtu kanë dënuar këtë marrëveshjes, e cila është e ngjashme me atë që Moska nënshkroi në dhjetor të vitit të kaluar me rajonin tjetër në shkëputje të Gjeorgjisë, Abkhazinë.

XS
SM
MD
LG