Ndërlidhjet

logo-print

Eurostat: Numër rekord azil-kërkuesish gjatë 2014-s


Fotografi ilustruese

Fotografi ilustruese

Rreth 626,000 njerëz kanë aplikuar për azil në Bashkimin Evropian gjatë vitit 2014, njofton agjencia gjermane e lajmeve DPA, duke u bazuar në të dhënat e agjencisë evropiane të statistikave Eurostat.

Nga ky numër, prijnë qytetarët nga Siria të cilët janë larguar nga vendi i tyre i shkatërruar nga lufta.

Në përgjithësi, ka rritje prej 44 për qind të kërkesave për azil në vitin 2014, në krahasim me vitin paraprak.

Numri i qytetarëve nga Siria që kanë kërkuar azil arrin deri në 123, 000 në vitin 2014. Afganistani është radhitur i dyti, si vend origjine i azilkërkuesve, kurse Kosova e treta.

Pothuajse një e treta e aplikacioneve janë regjistruar në Gjermani.

XS
SM
MD
LG