Ndërlidhjet

logo-print

Burger King vë në treg parfum me aromë...burgeri


Ilustrim

Ilustrim

Për adhuruesit e hamburgerëve, të cilët nuk ngopen dot me të, Burger King ka një ofertë: një parfum me aromë hamburgeri.

Burger King ka thënë të premten se parfumi me numër të kufizuar, që ka aromën e burgerit të mirënjohur “Whooper”, do të shitet vetëm një ditë, më 1 prill, dhe vetëm në Japoni.

Ky njoftim nuk ka të bëjë me talljet që bëhen për 1 prill. Kjo datë shënon përvjetorin e burgerit “Whooper”.

Parfumi do të kushtojë rreth 40 dollarë amerikanë, me të cilin mund të blihet edhe një hamburger. Në shitje do të jenë gjithsejt 1,000 të tllë.

XS
SM
MD
LG