Ndërlidhjet

Londër: Dënim me 22 vjet burg për përpjekje ekzekutimi me heqje koke


Ilustrim
Ilustrim

Një i ri britanik është dënuar me 22 vjet burgim të premten, për rolin e tij në planifikimin e ekzekutimit të një ushtari në Londër, me heqje koke.

Ai thuhet se kishte bërë përpjekje të imitojë ekzekutimin e ushtarit britanik, Lee Rigby, nga dy islamistë radikalë në Londër, më 2013.

I kthyer në besimin islam, Brusthom Ziamani, 19 vjeç, është arrestuar në gusht të vitit të kaluar. Në kohën e arrestimit, me vete ka pasur një thikë dhe çekiç në duar, të mbështjellur me flamurin e zi islamik.

Në rrjetet sociale, Ziamani kishte shprehur admirim për Michael Adebolajo dhe Michael Adeboëale, që të dy qytetarë britanikë, të cilët janë dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e ushtarit Rigby.

Në muajin gusht të vitit të kaluar, Britania ka ngritur nivelin e kërcënimit nga terrorizmi ndërkombëtar në shkallën e dytë më të lartë. Në këtë nivel, mundësia e një sulmi terrorist intepretohet si reale.

Që prej atëherë, dhjetëra persona janë arrestuar.

XS
SM
MD
LG