Ndërlidhjet

logo-print

Nëntë të arrestuar për vrasjen e gruas në Kabul


Pamje nga videoja e xhiruar gjatë sulmit vdekjeprurës ndaj gruas 27 vjeçare

Pamje nga videoja e xhiruar gjatë sulmit vdekjeprurës ndaj gruas 27 vjeçare

Policia afgane ka arrestuar nëntë persona për vrasjen brutale të një gruaje të re në qendër të Kabulit.

Një turmë e zemëruar ka vrarë më 19 mars gruan, të identifikuar nga policia me emrin Farkhanda, 27 vjeçare, duke e rrahur fillimisht dhe duke ia djegur trupin.

Turma e kishte akuzuar për djegien e Kuranit.

Autoritetet e rendit në Kabul i kanë thënë Radios Afganistani i Lirë se nëntë persona janë arrestuar për vrasjen e saj.

Mjeku i Farkhandas duket se ua ka konfirmuar autoriteteve se ajo ka pasur tash e një kohë të gjatë ç'rregullime mendore, një deklaratë kjo të cilën e mbështet edhe familja e saj.

Presidenti afgan, Ashraf Ghani, ka dhënë urdhër në adresë të të gjitha institucioneve, shtetërore dhe fetare, që sulmi të hetohet deri në fund.

Videon e sulmit mund ta shikoni në ndërlidhjen e mëposhtme, me shënimin se xhirimet janë shqetësuese dhe përmbajnë pamje grafike.

Videoja e sulmit.

XS
SM
MD
LG