Ndërlidhjet

Iranianët largohen nga dialogu, për varrimin e nënës së Rohanit


Sektetari amerikan i shtetit duke ofruar ngushëllimet e tij delegacionit iranian për vdekjen e nënës së presidentit iranian
Sektetari amerikan i shtetit duke ofruar ngushëllimet e tij delegacionit iranian për vdekjen e nënës së presidentit iranian

Delegacioni iranian në Zvicër, i cili po zhvillon bisedime me fuqitë perëndimore rreth programit bërthamor të Teheranit, raportohet se do të kthehet në Iran për varrimin e nënës së presidentit Hassan Rohani.

Një zyrtar iranian i tha agjencisë së lajmeve Reuters se iranianët -- përfshirë ministrin e Jashtëm Mohammad Javad Zarif -- do të nisen sot për në Teheran.

Nëna e Rohanit, 90 vjeçare, vdiq sot.

Zarif tha se pas bisedimeve në Luzanë me sekretarin amerikan të shtetit John Kerry se nuk ka "asnjë arsye" të raportohet se ka ndonjë marrëveshje.

Zarif dhe delegacioni i tij, janë takuar gjatë gjithë javës me zyrtarë nga SHBA-të, Britania, Franca, Gjermania, Kina dhe Rusia, në një përpjekje për të arritur një marrëveshje që do të kufizonte programin bërthamor të Iranit, në shkëmbim të lehtësimit të sanksioneve.

Irani thotë se programi i saj bërthamor ka vetëm qëllime paqësore.

Palët duan të arrijnë një marrëveshje fillestare deri më 31 mars dhe atë ta finalizojnë deri më 30 qershor.

XS
SM
MD
LG