Ndërlidhjet

Shpërthim në Pakistan, dy të vrarë


Pamje nga vendi i shpërthimit

Pamje nga vendi i shpërthimit

Një bombë e futur në një motoçikletë jashtë nëj xhamie Shiite në Pakistan, vrau të paktën dy persona dhe plagosi gjashtë të tjerë, bën të ditur policia.

Bomba ishte vendosur me një kohëmatës te kjo motoçikletë, e cila ishte e parkuar afër portave kryesore të xhamisë, në qytetin Karaçi.

Ajo shpërtheu në kohën kur përfunduan lutjet e mesditës.

"Rreth dy kilogramë eksploziv janë përdorur për këtë bombë të improvizuar", tha një zyrtar policor.

Për momentin, askush nuk ka marrë përgjegjësi për sulmin. Militantët islamikë shpesh i shënjestërojnë besimtarët shiitë dhe minoritete tjera fetare.

XS
SM
MD
LG