Ndërlidhjet

Jemen: Numri i të vrarëve arrin në 134


Xhamia e sulmuar
Xhamia e sulmuar

Agjencia e lajmeve AP citon televizionin në Jemen të ketë raportuar se numri i të vrarëve gjatë dy sulmeve sot ka arritur në 134, kurse i të lënduarve në 345.

Sulmuesit vetëvrasës kanë sulmuar dy xhami në kryeqytetin e Jemenit, Sanaa, duke hedhur veten në erë gjatë lutjeve të së premtes.

Në shënjestër janë vënë xhamitë që përdoren kryesisht nga grupi Shiitë Huthi, i cili kontrollon shumicën e Jemenit verior, përfshirë këtu edhe kryeqytetin Sanaa.

Grupi Huthi ka marrë kontrollin mbi Sanaan në shtator të vitit të kaluar dhe që prej atëherë, kanë arritur të marrin në dorë pushtetin në Jemen.

I gjithë vendi është zhytur në kaos që prej shkarkimit të udhëheqësit shumëvjeçar më 2012, ali Abdullaj Saleh.

XS
SM
MD
LG