Ndërlidhjet

Ukrainë: Ekspertët holandez kthehen në vendin ku u rrëzua MH17


Ilustrim

Ilustrim

Ekspertët holandez janë rikthyer në Ukrainë për të vizituar vendin e rrëzimit të aeroplanit malejzian.

Ata kësaj radhe do të shkojnë edhe te një zonë që më parë konsiderohej i pasigurt për tu vizituar, për shkak të luftimeve në mes të rebelëve pro rusë dhe forcave qeveritare ukrainase.

Ministria e Drejtësisë së Holandëz, ka thënë sot se një ekip prej 12 personash që përfshinë edhe oficerë policor dhe ata të mbrojtjes, do të qëndrojnë në Ukrainë deri më 28 mars.

Aeroplani i Malaysia Airlines, fluturimi MH17, është goditur më 17 korrik të vitit të kaluar, duke vrarë të 298 personat në bord, shumica prej të cilëve qytetarë holandez.

Më 19 mars, ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov ka kërkuar hetime “transparante dhe të paanshme”.

Kërkesa e Lavrovit u bë pasi televizioni holandez, RTL kishte raportuar se pjesë metalike, të marra nga vendi ku është rrëzuar fluturimi i kompanisë Malaysia Airlines, MH17, përkojnë me raketat tokë-ajër BUK të prodhuara nga Rusia.

XS
SM
MD
LG