Ndërlidhjet

OJQ-të ruse detyrohen të regjistrohen si agjentura të huaja


Svetlana Gannushkina

Svetlana Gannushkina

Një organizatë e njohur jo qeveritare ruse është urdhëruar që të regjistrohet si agjenturë e huaj.

Komiteti për Ndihmë Qytetare me bazë në Moskë, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se ata e kanë pranuar një urdhër nga prokurorët ku iu kërkohet atyre që të regjistrohen si agjenturë e huaj.

Udhëheqësja e kësaj organizate, Svetlana Gannushkina, ka thënë se Komiteti i njohur për ndihmën e ofruar për migrantët rus përmes asistencës ligjore, do ta apelojë vendimin në gjykatë.

Po sot, organizata jo qeveritare që merret me çështje ambientale, Bellona Mumansk, ka thënë se Ministria e Drejtësisë, e ka shtuar këtë organizatë në listën e agjenturave të huaja.

Bellona-Murmansk, me bazë në qytetin Murmansk, është pjesë e Fondacionit Bellona nga Norvegjia.

Ligji kontravers rus i miratuar në vitin 2013, kërkon nga OJQ-të të përfshira në aktivitetet politike dhe financiare që përkrahen nga jashtë të regjistrohen si agjentura të huaja.

Kritikët thonë se ligji është pjesë e shtypjes së shoqërisë civile.

XS
SM
MD
LG