Ndërlidhjet

Bruksel: Nisin bisedimet për gazin rus


Ilustrim
Ilustrim

Përfaqësuesit e Rusisë, Ukrainës dhe Bashkimit Evropian, kanë nisur bisedimet për furnizimin me gaz në Bruksel.

Ministri rus i energjië, Aleksandr Novak, homologu i tij ukrainas, Volodymyr Demshishin, dhe zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian përgjegjës për energji, Maros Sefçoviq, kanë diskutuar sot për furnizimet me gazin rus për Ukrainën dhe për Evropën.

Konflikti në lindje të Ukrainës, në mes të forcave qeveritare dhe rebelëve pro rusë e ka shqetësuar BE-në për furnizimet me gazin rus.

Novak, pak para nisjes së bisedimeve ka thënë se Ukraina tashmë e ka kryer pagesën e fundit prej 15 milionë dollarë.

XS
SM
MD
LG