Ndërlidhjet

logo-print

Ban Ki-moon: Dënohet sulmi i tmerrshëm në Siri


Pjesëtarë të militantëve të IS-it në qytetin Raka në Siri

Pjesëtarë të militantëve të IS-it në qytetin Raka në Siri

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, i ka dënuar fuqishëm sulmet vetëvrasëse me bomba, në pjesën verilindore të Sirisë, nga të cilat u vranë dhjetëra pjesëmarrës të festimit të Nevruzit, Vitit të Ri Iranian.

Në këtë manifestim të djeshëm në qytetin Hassakeh, kryesisht, merrnin pjesë kurdët.

“Këto sulme të neveritshme ndodhën gjatë festës ku zakonisht komunitetet kurde tubohen së bashku për ta ndarë shpresën për vitin e ri”, thuhet në deklaratën e Ban Ki-moonit.

Observatori sirian për të drejtat e njeriut me seli në Londër, tha se 33 vetë, përfshirë fëmijë, janë vrarë gjatë dy sulmeve të ndara me bomba, ndërsda afro 100 të tjerë janë plagosur.

Në pjesën verilindore të Sirisë veprojnë disa grupe militante. Në këtë territor, në qytetitn Raka, ndodhen edhe militantët e Shtetit Islamik (IS).

Forcat kurde për muaj të tërë atje po luftojnë kundër militantëve të IS-it.

XS
SM
MD
LG