Ndërlidhjet

SHBA: Diskutohet për numrin e trupave që do të mbeten në Afganistan


Pamje nga Uashingtoni

Pamje nga Uashingtoni

Në mesin e çështjeve që do të diskutohen javën e ardhshme në takimet ndërmjet presidentit amerikan, Barack Obama, dhe zyrtarëve më të lartë të afganë, Ashtraf Ghani dhe Abdullah Abdullah, do të jetë edhe ritmi i tërheqjes së ushtrisë së Shteteve të Bashkuara nga Afganistani.

Sipas planeve aktuale, afro 5,500 ushtarë amerikanë duhet të tërhiqen deri në fund të këtij viti, por Shtetet e Bashkuara kanë sugjeruar se mund të ndodhë që vitin e ardhshëm në Afganistan të mbeten më tepër ushtarë se sa që planifikohej fillimisht.

Jeff Eggers, nga Këshilli Kombëtar i Sigurisë së Shtëpisë së Bardhë, tha mbrëmë vonë se Shtetet e Bashkuara ende synojnë vazhdimin e strategjisë afatgjate për tërheqje, sipas së cilës parashihet mbetja e afro 1 mijë trupave amerikane, edhe pas vitit 2016, në kuadër të Zyrës amerikane për bashkëpunim të sigurisë në kryeqytetin Kabul.

Zyrtarët e lartë afganë, presidenti, Ashraf Ghani, dhe shefi ekzekutiv, Abdullah Abdullah, do të arrijnë në Uashington më 22 mars, për një vizitë disaditëshe me ç’rast do të bisedojnë me zyrtarët e lartë amerikanë, për një varg çështjesh.

XS
SM
MD
LG