Ndërlidhjet

SHBA: John Boehner viziton Izraelin


John Boehner
John Boehner

Lideri i republikanëve në Dhomën Përfaqësuese të Kongresit të Shteteve të Bashkuara, John Boehner, do ta vizitoj Izraelin gjatë javëve të ardhshme.

Ky udhëtim po bëhet në periudhën kur raportet ndërmjet administraës amerikane dhe kryeministrit të rizgjedhur izraelit, Benjamijn Netanyahu, kanë arritur një nivel tejet të ulët.

Këtë javë, presidenti amerikan, Barack Obama, e thirri zotin Netanyahu për t’i ururar fitoren në zgjedhjet kombëtare në Izrael.

Një zyrtar i paemëruar amerikan tha se Obama, po ashtu, i ka thënë Netanyahut se Shtetet e Bashkuara do t’i “rivlerësojnë” opsionet e veta politike pasi kryeministri izraelit ka marrë pozicion kundër shtetësisë palestineze, gjatë fushatës zgjedhore.

Një zëdhënës i zotit Boehner tha se lideri republikan do ta vizitoj Izraelin derisa Kongresi ka pushim në periudhën 27 mars – 13 prill.

Në muajin janar, John Boehner e ftoi Netanyahun për të folur në seancën e përbashkët të Kongresit, pa e informuar Shtëpinë e Bardhë.

Në fjalimin e tij më 3 mars, zoti Netanyahu ka pretenduar se Shtetet e Bashkuara po synojnë “marrëveshje të keqe” në bisedimet me Iranin për ndaljen e programit atomik të këtij vendi, në këmbim për lehtësimin e sanksioneve ndërmkombëtare ekonomike.

XS
SM
MD
LG