Ndërlidhjet

Japoni, SHBA: Shënohet 70 vjetori i betejës së përgjakshme Iwo Jima


Pamje e Tokios

Pamje e Tokios

Japonia dhe Shtetet e Bashkuara e shënojnë 70 vjetorin e njërës prej betejave më të përgjakshme të Luftës së Dytë Botërore.

Disa veteranë amerikanë janë kthyer në ishullin e vogël japonez, Iwo Jima, për të marrë pjesë në ceremonitë që mbahen sot.

Në këtë manifestim marrin pjesë edhe disa politikanë të lartë japonezë, zyrtarë amerikanë dhe pasardhësit e pak japonezëve, që e mbijetuan betejën në vitin 1945.

Afro 22 mijë japonezë dhe 7 mijë ushtarë amerikanë u vranë gjatë luftimeve 35 ditëshe për marrjen e kontrollit ndaj këtij ishulli, që është 1,250 kilometra në jug të kryeqytetit, Tokio.

Një fotografi e ushtarëve amerikanë duke e ngritur flamurin e vendit të tyre në pikën më të lartë të këtij ishulli, malin Suribachi, është shndërruar në simbol të fitores së Shteteve të Bashkuara në luftë.

Ky ishull, që tash në hartat japoneze quhet Ioto, ishte konsideruar shumë strategjik për shkak se ishte përdorë nga forcat e Japonisë për sulme ajrore kundër bombarduesve amerikanë.

XS
SM
MD
LG