Ndërlidhjet

Afganistan: Nga shpërthimi – tre të vrarë


Pamje pas një sulmi të mëparshëm me bombë në provincën Kunduz në Afganistan
Pamje pas një sulmi të mëparshëm me bombë në provincën Kunduz në Afganistan

Nga një sulm me bombë, në shënjestër të të cilit ishte shefi i policsë së qarkut, janë vrarë tre vetë në pjesën veriore të Afganistanit.

Zyrtarët thanë se sulmi kishte ndodhur sot në provincën Kunduz.

Një zëdhënës provincial tha se nga eksplodimi është vrarë djali i shefit të policisë së qarkut, vëllau i tij dhe shoferi.

Deri tash askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm.

Por, shpeshherë, talibanët dhe grupet e tjera militante, ndërmarrin sulme të tilla kundër zyrtarëve afganë dhe pjesëtarëve të forcave të policisë.

XS
SM
MD
LG