Ndërlidhjet

Guardian: Emërohet kryeredaktorja e parë në historinë e gazetës


Pamje e ndërtesës së Guardianit në Londër
Pamje e ndërtesës së Guardianit në Londër

Gazeta londineze, The Guardian, ka njoftuar mbrëmë se shefja e operacioneve të Shteteve të Bashkuara në këtë gazetë, Kath Viner, është emëruar kryeredaktore e gazetës.

Zonja Viner është femra e parë në krye të kësaj gazete në historinë 194 vjeçare të saj.

Ajo do ta filloj punën në verë, kur kryeredaktori i tashëm, Alan Rusbridger, do të tërhiqet pasi për 20 vjet ishte në këtë detyrë.

“Të jesh kryeredaktore e Guardianit dhe Observerit është një privilegj dhe përgjegjësi shumë e madhe”, tha gazetarja Viner nëpërmjet një deklarate.

XS
SM
MD
LG