Ndërlidhjet

logo-print

Khamenei: Përjashtohet bashkëpunimi rajonal me SHBA-të


Ali Khamenei gjatë fjalimit të sotëm në Mashhad

Ali Khamenei gjatë fjalimit të sotëm në Mashhad

Lideri suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, e ka përjashtuar çfarëdo bashkëpunimi me Shtetet e Bashkuara në Lindjen e Mesme.

Në fjalimin e sotëm me rastin e shënimit të Nevruzit, që është Viti i Ri Iranian, zoti Khamenei tha se “negociatat me Shtetet e Bashkuara, janë për çështjen atomike dhe asgjë tjetër”.

Mëtutje, duke folur në qytetin Mashhad, në pjesën verilindore të Iranit, ai e ka akuzuar Uashingtonin për krijimin e jostabilitetit në Siri, Libi dhe Egjipt.

“Objektiv i SHBA-ve në çështjet rajonale është i kundërt me objektivat tona”, tha Khamenei.

XS
SM
MD
LG