Ndërlidhjet

Jemen: Të luftohet ndikimi iranian


Presidenti Hadi (rreshti i parë i dyti nga e djathta) gjatë faljes në Aden pasi iku nga arresti shtëpiak
Presidenti Hadi (rreshti i parë i dyti nga e djathta) gjatë faljes në Aden pasi iku nga arresti shtëpiak

Presidenti i Jemenit, Abedrabbo Manosur Hadi, ka shprehur përkushtim për ta luftuar ndikimin e Iranit në Jemen, pasi i ka akuzuar milicitë shiite Huthipër importimin e ideologjisë së Iranit.

Në fjalimin e sotëm televiziv, zoti Hadi tha se do “ta ngrisë flamurin e Jemenit” në bazën veriore të pjesëtarëve Huthi “në vend të flamurit iranian”.

Këto komente u bënë një ditë pasi nga sulmet vetëvrasëse me bomba në dy xhami shiite në Jemen janë vrarë 137 vetë.

Një grup, që pretendon se është dega e grupit militant, Shteti Islamik në Jemen, e ka marrë përgjegjësinë për këto sulme.

Po ashtu, sot kryengritësit Huthi kanë ftuar për t’i luftuar forcat lojale të presidentit Hadi, që iku në qytetin jugor Aden, pasi u largua nga arresti shtëpiak.

Njëherësh, burime të sigurisë në Jemen thanë se personeli ushtarak i Shteteve të Bashkuara, i vendosur në një bazë ajrore në pjesën jugore të Jemenit, është evakuuar për shkaqe të sigurisë.

XS
SM
MD
LG