Ndërlidhjet

Boks: Braehmer i shkaktoi disfatë Krasniqit


Ilustrim nga një duel boksi

Ilustrim nga një duel boksi

Boksieri gjerman, Juergen Braehmer, e ka mundur bashkështetasin, Robin Krasniqi, i cili ka origjinë nga Kosova, me nokaut teknik, duke e mbrojtur kështu titullin e kampionit në verzionin WBA, në kategorinë gjysmë të rëndë.

Shtabi i Krasniqit e tërhoqi boksierin e vet para rundit të 10, pasi ai e kishte një prerje të thellë mbi buzë, si pasojë e goditjeve të rivalit në rundin paraprak.

Pas një kombinimi të goditjes me të majtën dhe të djathtën, Braehmer e përplasi Robin Krasniqin për litarët e ringut. Krasniqi, i cili është i lindur në Kosovë, pas numërimit nga ana e gjyqtarit, tregoi se dëshiron të vazhdoj, por trajneri i tij tha se nuk kishte mundësi që ai ta vazhdoj duelin, raporton AP

Kjo ishte mbrojtja e katërt e titullit për boksierin Braehmer, i cili e pat fituar titullin e kampionit duke e mundur amerikanin, Marcus Oliveira, në dhjetor të vitit 2013.

Takimi Braehmer – Krasniqi u zhvillua mbrëmë vonë në Rostok të Gjermanisë.

XS
SM
MD
LG