Ndërlidhjet

Obama: SHBA e përkushtuar për zgjidhjen me dy shtete


Barack Obama

Barack Obama

Presidenti amerikan, Barack Obama, tha se ai ia mbanë mend fjalët e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, që ka thënë se një shtet i pavarur palestinez asnjëherë nuk do të bashkekzistoj me Izraelin, derisa ai të jetë kryeministër, që është edhe një shenjë tjetër e raporteve të tensionuara ndërmjet aleatëve të vjetër.

“Ne i kemi parasysh fjalët e tij kur ai tha se kjo nuk do të ndodhë gjatë kohës sa ai është kryeministër dhe për këtë arsye ne duhet ta vlerësojmë se çfarë opsionesh të tjera janë të mundshme për të qenë të sigurt se ne nuk do të shohim situatë kaotike në rajon”, tha Obama në një intervistë për The Huffington Post, të publikuar mbrëmë vonë.

Mëtutje, presidenti amerikan, i cili të entjen i ka uruar fitoren Netanyahut, tha se e ka paralajmëruar atë se Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara për zgjidhjen me dy shtete, si e vetmja mënyrë për ta mbajtur Izraelin të sigurt.

Netanyahu më vonë ka synuar t’i tërheq komentet e tij.

XS
SM
MD
LG