Ndërlidhjet

Unitet i vendeve perëndimore në bisedat me Iranin


Ministrat e jashtëm (nga e majta) Steinmeier, Kerry, Hammond, Fabius dhe shefja e politikës së jashtme të BE-së, Mogherini në Londër

Ministrat e jashtëm (nga e majta) Steinmeier, Kerry, Hammond, Fabius dhe shefja e politikës së jashtme të BE-së, Mogherini në Londër

Britania, Franca, Gjermania dhe Shtetet e Bashkuara, e kanë afirmuar “unitetin e synimit” të tyre në bisedat atomike me Iranin, duke thënë se Teherani duhet të marrë “vendime të vështira”.

Diplomatët e lartë perëndimorë janë takuar mbrëmë në Londër për të diskutuar për progresin në negociata me Iranin, lidhur me programin e tij bërthamor.

Duke e lexuar deklaratën e përbashkët pas takimit, sekretari i jashtëm britanik, Philip Hammond, tha se “ne jemi pajtuar që është bërë progres i rëndësishëm në fushat kryesore, megjithqë ende ka çështje të rëndësishme për të cilat ende nuk ka qenë e mundshme të arrithet marrëveshje”.

Delegatët nga Irani dhe 6 fuqitë botërore, Shtetet e Bashkuara, Franca, Britania, Rusia, Kina dhe Gjermania, gjatë kësaj jave në Llozanë të Zvicrës, janë përpjekur të arrijnë marrëveshje për ndaljen e prgramit atomik iranian në këmbim për lehtësim të sanksioneve ekonomike ndërkombëtare.

Parashihet që marrëveshja kornizë duhet të arrihet deri më 31 mars, ndërsa ajo finale deri më 30 qershor.

Irani insiston se aktivitetet atomike të tij janë krejtësisht të natyrës civile, por vendet perëndimore kanë shqetësime se ky program mund të jetë mbulesë për zhvillimin e armatimit bërthamor.

XS
SM
MD
LG