Ndërlidhjet

Afganistan: U zbulua përpjekja për vrasjen e nënpresidentit


Forcat e sigurisë afgane duke i kontrolluar njerëzit dhe makinat para festimeve për Nevruz

Forcat e sigurisë afgane duke i kontrolluar njerëzit dhe makinat para festimeve për Nevruz

Forcat e sigurisë së Afganistanit thonë se e kanë zbuluar një përpjekje për vrasjen e zëvendëspresidentit të parë, Abdul Rashid Dostum, në provincën veriore, Javzjan.

Inteligjenca afgane tha se dje e ka arrestuar një person, i cili e kishte të fshehur një bombë, gjatë një manifestimi për nder të festës së Nevruzit.

Në njoftimin e forcave të sigurisë theksohet se ky person, që potencialisht ishte sulmues vetëvrasës, planifikonte ta aktivizonte bombën gjatë manifestimit për ta kryer vrasjen.

XS
SM
MD
LG