Shtatë fëmijë nga një familje ortodokse hebreje kanë humbur jetën dje, kur zjarri e përfshiu shtëpinë e tyre në Bruklin, derisa ata ishin duke fjetur. Autoritetet mendojnë se kjo tragjedi është shkaktuar nga funksionimi i dobët i pajisjeve shtëpiake.
Nga zjarri vdiqën tri vajza dhe katër djem, të moshës prej 5 e deri në 16 vjeçare, ndërsa nëna e tyre dhe një fëmijë tjetër janë në gjendje kritike shëndetësore.
Zyrtarët e shërbimit të zjarrëfikësve thanë se flaka e kishte parandaluar nënën, e cila kishte ikur nga dritarja, nga përpjekja për shpëtimin e fëmijëve të saj.
“Kjo është tragjedi e pabesueshme”, tha prefekti i Nju Jorkut, Bill de Blasio, pasi e vizitoi shtëpinë e shkatërruar, raporton AP.
“Secili banor në Nju Jork tash po e ndjen këtë dhembje”, tha ai.