Zyrtarët në Pakistan thonë se trupat e këtij vendi i kanë vrarë 80 militantë gjatë një jave të sulmeve ajrore dhe ofensivës tokësore, në pjesën e trazuar veriperëndimore afër kufirit me Afganistanin.
Zyrtarët ushtarakë thanë sot se së paku 7 ushtarë, po ashtu, janë vrarë gjatë përljeshjeve në luginën Tirah të provincës Khyber.
Këto të dhënëa nuk mund të konfirmohen në mënyrë të pavarur.
Një zëdhënës i talibanëve tha se ka pasur luftime të ashpra në këtë rajon gjatë tri ditëve.