Ndërlidhjet

Jemen: Kryengritësit shiitë depërtuan në një qytet dhe aeroport


Një pjesëtar i forcave të sigurisë në kryeqytetin Sana (foto e vitit 2013)
Një pjesëtar i forcave të sigurisë në kryeqytetin Sana (foto e vitit 2013)

Zyrtarët ushtarakë në Jemen thonë se kryengritësit shiitë, që e kundërshtojnë presidentin e Jemenit, e kanë marrë kontrollin ndaj qytetit të tretë për nga madhësia në Jemen, Taiz, dhe aeroportit të tij.

Ky zhvillim i sotëm ndodhi një ditë pasi kryengritësit, të njohur si pjesëtarë Huthi, kanë kërkuar mobilizim të përgjithshëm kundër forcave lojale ndaj presidentit, Abdel Rabbo Mansour Hadi.

Komandanti i forcave speciale me seli në Taiz, Hamoud al-Harathi, tha se nuk e njeh Hadin si president legjitim.

Nga ana tjetër, mijëra njerëz në Taiz kanë demonstruar kundër pjesëtarëve kryengritës, Huthi.

Për situatën e trazuar dhe të paqartë në Jemen, do të debatoj sot edhe Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara gjatë një seance të jashtëzakonshme.

Kjo seancë po mbahet pasi presidenti Hadi ka kërkuar “intervenim urgjent” nga Këshilli i Sigurimit.

Ai është larguar nga kryeqyteti Sana, në muajin shkurt, dhe e ka krijuar selinë në qytetin jugor, Aden.

Pjesëtarët Huthi kanë mbizotëruar në kryeqytetin Sana në muajin shtator.

XS
SM
MD
LG