Ndërlidhjet

Rusi: Pas kërcënimit me bombë ndalet tubimi i ekstremistëve


Pamje e Shën Petersburgut
Pamje e Shën Petersburgut

Një konferencë e personaliteteve të së djathtës ekstreme të Rusisë dhe perëndimit, në qytetin Shën Petersburg në Rusi, sot është shtyrë, pas asaj që policia e ka përshkruar si kërcënim me bombë, që në shënjestër e kishte këtë forum.

Organizuesit e Forumit Ndërkombëtar Konservator Rus thanë se policia i kishte informuar ata se një njoftim anonim thoshte se një bombë ishte vendosur në hotelin Holiday Inn, ku mbahej kjo konferencë.

Ekipi i specialistëve për zbulimin e bombës ishte nisur për në vendin e ngjarjes, ndërsa pjesëmarrësit ishin evakuuar nga hoteli, që gjendet në qendër të qytetit.

Në këtë konferencë ishin tubuar personalitete të së djathtës ekstreme nga Rusia dhe perëndimi, përfshirë edhe shumë politikanë të ndërlidhur me pikëpamje neonaziste, antisemite dhe ksenofobike.

Kritikët e Kremlinit thonë se Rusia po i mbledhë politikanët dhe grupet e së djathtës ekstreme në Evropë, me qëllim që ta shtojë mbështetjen e jashtme për presidentin rus, Vladimir Putin.

XS
SM
MD
LG