Ndërlidhjet

logo-print

Presidenti afgan arriti në vizitën e parë në SHBA


Ashraf Ghani

Ashraf Ghani

Presidenti afgan, Ashraf Ghani, sot ka arritur në Uashington, në vizitën e tij të parë zyrtare prej se është në këtë post.

Së bashku mke të ka udhëtuar edhe shefi ekzekutiv, Abdullah Abdullah. Të dy këta politikanë erdhën në krye të qeverisjes në Afganistan, në muajin shtator, në kuadër të marrëveshjes për ndarje të pushtetit.

Të dy zyrtarët e lartë afganë do të takohen me presidentin amerikan, Barack Obama, dhe me sekretarin e shtetit, John Kerry, gjatë ditës së nesërme.

Pritet që bisedimet do të fokusohen, kryesisht, në çështje të sigurisë, përfshirë tëprheqjen e trupave amerikane nga Afganistani, zhvillimi ekonomik, dhe mbështetja amerikane për procesin e pajtimit në Afganistan.

Presidenti Ghani, po ashtu, në Uashington do të mbajë fjalim në seancën e përbashkët të Kongresit të Shteteve të Bashkuara, ndërsa në Nju Jork do të qëndroj në selinë e Kombeve të Bashkuara.

XS
SM
MD
LG