Ndërlidhjet

Afganistan: U varros gruaja që u vra nga turma


Pamje nga varrimi i gruas afgane Farkhunda
Pamje nga varrimi i gruas afgane Farkhunda

Një grua afgane, e cila ishte rrahur për vdekje nga turma për shkak të dyshimeve se e kishte djegur një kopje të Kuranit, është varrosur sot në kryeqytetin Kabul.

Arkivolin e gruas së njohur vetëm me emrin, Farkhunda, e kanë bartur gratë aktiviste, megjithqë ka pasur grupe të burrave.

Pjesëmarrrësit e varrimitkanë kërkuar që qeveria t’i sjellë vrasësit para drejtësisë.

Mohammad Zahir, zyrtar i lartë në Ministrinë e brendshme afgane, tha se nuk është gjetur dëshmi për “t’i mbështetur pretendimet se ajo e ka djegur Kuranin”.

Policia tha se Farkhunda ishte vrarë vonë më 19 mars nga një turmë e njerëzve, kryesisht meshkuj, të cilët e kishin rrahur, e kishin ndezur trupin e saj dhe e kishin hedhur në lum.

Presidenti, Ashraf Ghani, e ka dënuar vrasjen e kësaj gruaje, duke e cilësuar si “sulm të tmerrshëm” dhe ka urdhëruar hetime.

Policia tha se 13 vetë janë arrestuar lidhur me këtë vrasje.

XS
SM
MD
LG