Ndërlidhjet

logo-print

Britani: Ka shqetësime se studentët e zhdukur ndodhen në Siri


Pamje e militantëve që pretendojnë se luftojnë në Siri dhe Irak

Pamje e militantëve që pretendojnë se luftojnë në Siri dhe Irak

Raportohet se nëntë studentë të mjekësisë në Britani, që konsiderohen të zhdukur, pasi kishin udhëtuar për në Turqi, mendohet se e kanë kaluar kufirin në Siri, për të punuar në hapësirat që kontrollohen nga militantët e Shtetit Islamik.

Mediat britanike kanë raportuar sot se studentët britanikë, me origjinë nga Sudani, besohet se kanë hyrë në Siri, para më tepër se një jave.

BBC ka raportuar se grupi u ka dërguar mesazhe familjeve të tyre, ku thuhet se po punonin vullnetarisht për t’i ndihmuar sirianët.

Familjet e tyre kanë udhëtuar për në Turqi në kërkim për studentët.

Ministria e jashtme britanike tha se po u ndihmon familjeve dhe ka kërkuar nga policia e Turqisë që eventualisht të përpieqt ta zbuloj se ku gjenden studentët.

Një numër i shtetasve britanikë dhe evropianëve të tjerë, kanë udhëtuar për në Siri për tu bashkuar me ekstremistët e Shtetit Islamik, ndërsa disa punëtorë humanitarë janë rrëmbyer nga ta dhe janë ekzekutuar.

XS
SM
MD
LG