Ndërlidhjet

CIA: Marshi i militantëve të IS-it është ndalur


John Brennan

John Brennan

Drejtori i agjencisë CIA, John Brennan, thotë se sulmet ajrore të koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara dhe forcat e qeverisë së Irakut, e kanë ndalur avancimin e militantëve të Shtetit Islamik (IS) në Irak.

Duke folur sot në rrjetin televiziv amerikan, Fox News, John Brennan tha se grupi ekstremist tashmë nuk është “në marshim” si në Siri, ashtu edhe në Irak, dhe se “është ndalur”.

Mëtutje, ai ka theksuar se “puna jonë me irakianët dhe me irakianët, që përpiqen ta kthejnë prapa IS-in, ka progres të madh”.

Koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara ka ndërmarrë sulme ajrore kundër luftëtarëve të IS-it dhe caqeve strategjike të këtij grupi islamik, prej vjeshtës së kaluar.

Militantët e IS-it e kanë kontrollin ndaj tarritoreve të gjëra në Irak dhe Siri.

Brennan konsideron se përkundër ndihmës së Iranit në luftimin e IS-it, ai nuk “e konsideron Iranin aleat” në luftën për ta mposhtur këtë grup të ekstremistëve.

Në Irak, këshilltarët ushtarakë iranianë kanë ndihmuar në luftimet kundër militantëve të IS-it. Janë shfrytëzuar edhe pajisje nga Irani.

XS
SM
MD
LG