Ndërlidhjet

Sekretari Hammond: Rusia duhet ta kthejë Krimenë në Ukrainë


Philip Hammond
Philip Hammond

Sekretari i jashtëm britanik, Philip Hammond, thotë se Rusia “duhet ta kthejë Krimenë në Ukrainë”, duke vlerësuar se aneksimi me forcë i Krimesë nga ana e Rusisë, vitin e kaluar, ishte “krejtësisht i papranueshëm”.

“Aneksimi i Krimesë ishte ilegal dhe jolegjitim në mars të vitit 2014, dhe mbetet ilegal dhe jolegjitim në mars të vitit 2015”, tha sot sekretari i jashtëm britanik, Philip Hammond, në komentet që janë publikuar në faqen në Internet të Zyrës së jashtme britanike.

Rusia e aneksoi Krimenë nga Ukraina, pasi i dërgoi trupat atje dhe e mbajti referendumin e shkëputjes,më 16 mars të vitit të kaluar, që ishte shpallur ilegal me një numër të madh të votave në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Hammond e ka cilësuar referendumin si “mashtrim” për “plaçkitje të tokës” nga ana e presidentit të Rusisë, Vladimir Putin.

Më 18 mars, Putin tha se aneksimi ishte i domosdoshëm për t’i mbrojtur rusët etnikë në Krime dhe për t’i kthyer “rrënjet historike” të Rusisë në këtë ishull.

XS
SM
MD
LG