Ndërlidhjet

Pakistani feston Ditën e Republikës, për herë të parë në 7 vjet


Pakistan

Pakistan

Pakistani po mban paradën e parë të Ditës së Republikës, pas shtatë vjetësh.

Parada në Islamabad është anuluar qysh nga viti 2008 për shkak të frikës për sulme nga militantët.

Ushtria ka ndërprerë komunikimet përmes telefonave mobilë në gjithë kryeqytetin.

Ushtria ka nisur ofensivë masive kundër talibanëve pakistanezë në zonat fisnore të vendit qysh nga vera e kaluar.

Të dielën, zyrtarët kanë thënë se kanë vrarë 80 “terroristë”.

Dita e Republikës në Pakistan kujton 23 marsin e vitit 1940, kur Liga Myslimane ka kërkuar krijimin e kombeve të veçanta për të mbrojtur myslimanët në Indinë e atëhershme britanike.

XS
SM
MD
LG