Ndërlidhjet

Putin shkarkon dy zyrtarë të Kremlinit


Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka shkarkuar udhëheqësit e departamenteve të politikës së jashtme dhe të brendshme.

Shërbimi për media i Putinit ka thënë se ai ka shkarkuar Oleg Morozovin, udhëheqës i departamentit të politikës së brendshme presidenciale, dhe Sergei Bolkhovitinin, udhëheqës i departamentit për bashkëpunim ndërkombëtar.

Dekretet e shkarkimit nuk japin asnjë arsye për ndryshimet.

Ato vijnë pas spekulimeve në rritje për tensione midis kampeve rivale të elitës udhëheqëse të Rusisë, si pasojë e vrasjes së politikanit opozitar rus, Boris Nemtsov.

Ky i fundit është vrarë më 27 shkurt pranë ndërtesës së Kremlinit në Moskë.

XS
SM
MD
LG