Ndërlidhjet

Inspektohet “oferta olimpike” e Kinës


Ilustrim
Ilustrim

Një komision i vlerësimit i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar ka nisur turneun 5-ditor të inspektimt në Kinë, pasi konkurrenca midis Kinës dhe Kazakistanit për të organizuar Lojërat Olimpike Dimërore më 2022 ka hyrë në fazën finale.

Komisioni do të inspektojë 19 lokacione dhe objekte përcjellëse, si dhe do të vlerësojë transportin dhe infrastrukturën në qytetet Pekin dhe Zhangjiakou.

Komisioni ka mbaruar inspektimin e qytetit të Kazakistanit Almati në muajin shkurt.

Qyteti nikoqir do të zgjidhet më 31 korrik.

Qeveritë mikpritëse janë të detyruara të mbrojnë të drejtat e njeriut, punës dhe mjedisin.

Edhe Kina, edhe Kazakistani janë përballur me kritika nga grupet për të drejta humane.

XS
SM
MD
LG