Ndërlidhjet

Vdes djali i Viktor Yanukovychit


Viktor Yanukovych i riu

Viktor Yanukovych i riu

Autoritetet në Ukrainë kanë njoftuar se djali i ish-presidentit Viktor Yanukovych ka vdekur, pasi me makinën që po ngiste, ka rënë në Liqenin Baikal të Rusisë.

Anton Herashchenko, ligjvënës dhe ndihmës i ministrit të Brendshëm të Ukrainës, ka shkruar në Facebook më 22 mars se djali i ish-presidentit, po ashtu me emrin Viktor, “ka vdekur sot tragjikisht”.

Ai ka thënë se pasagjerët e tjerë në makinë, kanë shpëtuar.

Yanukovychi i ri ka qenë 33 vjeç.

XS
SM
MD
LG