Ndërlidhjet

Kërkohet drejtësi për afganen që u vra nga turma


Kabul, 23 mars 2015.

Kabul, 23 mars 2015.

Qindra njerëz janë mbledhur sot në Kabul, duke kërkuar drejtësi për një grua që është vrarë nga turma

Viktima, e identifikuar si Farkhunda, 27 vjeçe, është rrahur deri në vdekje më 19 mars, jashtë një xhamie të njohur në Kabul, pasi është akuzuar për djegien e një kopjeje të Kuranit.

Trupi i saj më pas është djegur dhe hedhur në lumë.

Policia ka thënë se nuk ka prova që mbështesin akuzat për djegie të Kuranit.

Autoritetet kanë arrestuar 13 njerëz në lidhje me rastin dhe kanë suspenduar 13 policë nga puna, të cilët thuhet se kanë qëndruar pranë dhe nuk kanë bërë asgjë për të ndaluar sulmin.

Presidenti i Afganistanit, Ashraf Ghani, ka dënuar vrasjen dhe ka urdhëruar hetime.

XS
SM
MD
LG