Ndërlidhjet

logo-print

Rusi: Putin e dekoroi Lavrovin


Vladimir Putin (majtas) dhe Sergei Lavrov

Vladimir Putin (majtas) dhe Sergei Lavrov

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, e ka dekoruar ministrin e jashtëm, Sergei Lavrov, me medaljen e lartë shtetërore për shërbimin e tij për Rusinë.

Zoti Lavrov është diplomat i lartë i Rusisë për më tepër se një dekadë.

Në dekretin e publikuar sot, Putin e ka dekoruar Lavrovin me Urdhërin e shkallës së parë për merita ndaj atdheut.

Ky urdhër nga shefi i shtetit është nënshkruar më 21 mars, në ditën kur Sergei Lavrovi i ka mbushur 65 vjet.

Tash zoti Lavrov i ka të gjitha katër shkallët e medaljes për shërbim ndaj atdheut.

Diplomat karriere, Sergei Lavrov, ish-ambasador rus në Kombet e Bashkuara, është pasqyrë e politikës së jashtme të Rusisë gjatë mandatit të parë të Putinit në presidencë, pastaj e përjetoi një afrim në lidhjet me perëndimin gjatë presidencës së Dmitry Medvedevit, në periudhën 2008-2012, ndërsa me kthimin e Putinit në presidencë është shënuar një periudhë e tensionuar.

Rusia është nën sanksione dhe dënohet nga ana e Shteteve të Bashkuara, Evropa dhe disa vende të tjera, për aneksimin e Krimesë së Ukrainës, para një viti, dhe për mbështetjen për separatistët që luftojnë kundër forcave të qeverisë në pjesën lindore të Ukrainës.

XS
SM
MD
LG