Ndërlidhjet

Brennan: SHBA mund ta parandaloj Iranin nga prodhimi i bombës atomike


John Brennan

John Brennan

Drejtori i agjencisë CIA, John Brennan, thotë se Shtetet e Bashkuara mund ta parandalojnë Iranin nga prodhimi i armatimit atomik dhe se zyrtarët iranianë e dinë se do të ballafaqoheshin me “çmime dhe konsekuenca të tmerrshme”, nëse përpiqen të zhvillojnë armatim të tillë.

Mëtutje, në intervistën për rrjetin televiziv amerikan , Fox News, mbrëmë vonë, zoti Brennan theksoi se Shtetet e Bashkuara kanë shumë mënyra për të qenë të sigurta se Irani nuk do të bëhet fuqi atomike.

Aktualisht, zyrtarët nga Irani dhe Britania, Gjermania, Franca, Kina, Rusia dhe Shtetet e Bashkuiara, kanë afat që deri më 31 mars të arrijnë marrëveshje për ndaljen e programit atomik iranian në këmbim për zbutje të sanksioneve ndërkombëtare ekonomike kundër Iranit.

Irani insiston se programi i tij atomik shërben vetëm për nevoja civile.

XS
SM
MD
LG