Ndërlidhjet

logo-print

Liderët e së djathtës ekstreme e kritikojnë perëndimin, lavdërojnë Rusinë


Polici duke i arrestuar protestuesit antifashistë në Shën Petersburg në Rusi

Polici duke i arrestuar protestuesit antifashistë në Shën Petersburg në Rusi

Personalitete të së djathtës ekstreme nga Evropa dhe Shtetet e Bashkuara, dhe mbështetësit nacionalistë të presidentit rus, Vldimir Putin, e kanë kritikuar perëndimin në një forum të mbajtur në Shën Petersburg.

Pjesëmarrësit në Forumin Ndërkombëtar Konservator Rus, mbrëmë e kanë dënuar qëndrimin e qeverive perëndimore për konfliktin në Ukrainë dhe e kanë lavdëruar atë, që ata e kanë përshkruar si përpjekje e Moskës për të promovuar “vlera tradicionale”.

Nick Griffin, ish-lider i dëbuar i Partisë Kombëtare Britanike me pikëpamje kundër imigrantëve, Udo Voigt, personalitet i lartë në Partinë Kombëtare Demokratike neonaziste gjermane, dhe anëtarët e partisë greke neonaziste, Agimi i Artë, ishin në mesin e afro 200 pjesëmarrësve.

Griffin tha se liderët e Shteteve të Bashkuara “dhe kukullat e tyre në Bashkimin Evropiann po bëjnë çdo gjë që munden...për të na tërhequr në luftë të tmerrshme” ndërmjet forcave qeveritare të Ukrainës dhe separatistëve prorusë në pjesën lindore të këtij vendi.

Kjo konferencë, që ishte shtyrë nga ajo që autoritetet e kishin përshkruar si kërcënim me bombë, është kritikuar brenda Rusisë dhe jashtë saj.

Lideri opozitar rus, Aleksei Navalny, ka shkruar në rrjetin Twitter se “fashistët çuditërisht dhe shumë shpejtë janë shndërruar në miq të Rusisë”.

Dhjetëra aktivistë antifashistë kanë protestuar kundër forumit, ndërsa policia i ka arrestuar tetë prej tyre.

XS
SM
MD
LG