Ndërlidhjet

Rusi: Ambasada amerikane i shqyrton raportet për diplomatin e vet


Pamje e njjë pjese të Moskës
Pamje e njjë pjese të Moskës

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Moskë thotë se po i shqyrton raportet në mediat ruse se një diplomat amerikan ka refuzuar të ndalet ndaj urdhërit të policisë.

Zëdhënësi i ambasadës, Will Stevens, i tha mbrëmë Radios Evropa e Lirë, se po shqyrtohet “ky raport i pakonfirmuar” dhe se është politikë amerikane “për ta inkurajuar personelin diplomatik që t’i nënshtrohet ligjit lokal”.

Mediat ruse e kanë cituar një burim të paidentifikuar të agjencisë për zbatim të ligjit, që ka thënë se një ndihmës i atasheut ushtarak në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Moskë, nuk është ndalur te policia rrugore, derisa ishte me veturën e tij private dje në aeroportin Domodedovo në Moskë.

Raportet thonë se vozitësit i vinte erë alkool, pasi policia e përcolli dhe e kontrolloi atë në parkingun e aeroportit.

Diplomatët e akredituar gëzojnë imunitet dhe nuk mund të detyrohen t’i nënshkruajnë shkeljet në trafik ose të paguajnë gjoba për to.

XS
SM
MD
LG