Ndërlidhjet

Vujanoviq, Nishani: Nuk ka çështje të hapura në raportet e dy vendeve


Pamje nga një pjesë e Podgoricës
Pamje nga një pjesë e Podgoricës

Presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanoviq, dhe ai i Shqipërisë, Bujar Nishani, kanë vlerësuar sot se nuk ka çështje të hapura në raportet ndërmjet dy vendeve.

Presidenti Nishani, në fillim të vizitës së tij në Mal të Zi, i tha Vujanoviqit se Mali i Zi për shqiptarët nuk është vetëm vend fqinjë, por edhe vend miqësor.

Pas bisedimeve me Nishanin, presidenti Vujanoviq tha se rruga ndërmjet Plavës e deri në Podgoricë, e cila pjesërisht kalon edhe nëpër Shqipëri, do të përfundoj në vitin 2016.

Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, theksoi se Mali i Zi në proceset e integrimit evropian, avancon në krahasim me Shqipërinë, por Shqipëria si vend anëtar i NATO-s, e mbështet Malin e Zi në përpjekjet për hyrje në aleancën veriatlantike, raporton agjencia Beta nga Podgorica.

Nishani, po ashtu, ka vlerësuar se pozita e shqiptarëve në Mal të Zi është e mirë.

XS
SM
MD
LG