Ndërlidhjet

Ish-partia e Yanukovichit e konfirmon vdekjen e djalit të tij


Foto e vitit 2008 në të cilën shihet ish-kryeminsitri ukrainas Mykola Azarov (majtas) dhe djali i Yanukovichit

Foto e vitit 2008 në të cilën shihet ish-kryeminsitri ukrainas Mykola Azarov (majtas) dhe djali i Yanukovichit

Partia e Rajoneve në Ukrainë, që dikur udhëhiqej nga ish-presidenti, Viktor Yanukovich, ka konfirmuar vdekjen e djalit të tij.

Në një kumtesë të sotme, kjo parti thekson se djali i Yanukovichit, po ashtu, me emrin Viktor, ka vdekur “tragjikisht” më 20 mars.

Por, në kumtesë nuk thuhet se si ka vdekur Yanukovichi i ri, i cili ishte në moshën 33 vjeçare.

Raportet e mediave dhe ligjvënës ukrainas thanë mbrëmë se një minibus të cilin e drejtoi ai, kishte rrëshqitur në akull dhe kishte rënë në liqenin Baikal në Rusi.

Ligjvënësi ukrainas, Anton Herashchenko, tha se në makinë ishin edhe pesë persona të tjerë, katër prej të cilëve kishin shpëtuar “bile pa u lagur”.

Ish-presidenti i Ukrainës, Viktor Yanukovich, dhe pjesa më e madhe e familjes së tij, jetojnë në Rusi, prej se ai u përmbys nga presidenca në shkurt të vitit 2014, pas disa muajve të protestave lidhur me vendimin e tij për ta refuzuar një marrëveshje për afrim me Bashkimin Evropian, por nga ana tjetër, ishte afruar me Rusinë.

XS
SM
MD
LG