Ndërlidhjet

logo-print

Raporti: Karimova ndoshta i ka keqpërdorë një miliard dollarë


Gulnara Karimova në arrest shtëpiak

Gulnara Karimova në arrest shtëpiak

Një raport i një organizate ndërkombëtare të gazetarëve hulutmues, thotë se Gulnara Karimova, vajza e madhe e presidentit të Uzbekistanit, Islam Karimov, ndoshta ka përdorë mito, zhvatje, dhe ndikim, për të fituar afro 1 miliard dollarë në vlerë të aksioneve dhe pagesave nga kompanitë e telekomunikimeve.

Në raportin e publikuaar sot, Projekti i Raportimit për Krim të Organizuar dhe Korrupsion (OCCRP) me seli në Sarajevë, thuhet se dokumentet që i ka ose i ka parë tregojnë se “shkalla e korrupsionit të dyshuar të Karimovës ishte më i gjërë se që ishte raportuar”.

Dikur e konsideruar si pasardhëse e babait të saj, Gulnara Karimova, ishte e përfshirë në një hetim për pastrim të parave në Suedi dhe Zvicër, dhe është në qendër të hetimeve të krimeve financiare në Uzbekistan, ku shumë prej ndihmësve të saj janë arrestuaar. Ajo është nën arrest shtëpiak.

Raporti i organizatës OCCRP pretendon se Karimova kishte kërkuar pagesa nga kompanitë në këmbim për t’i ndihmuar ato në marrjen e liçencave për të operuar në Uzbekistan, që është shteti me popullatën më të madhe në Azinë Qendrore.

XS
SM
MD
LG